Joplin (SHBA), 25 maj, NOA - Stuhi të forta që përfshinë Amerikën qëndrore kanë shkatërruar hapësira të konsiderueshme. Probleme të mëdha janë regjistruar edhe në Dallas dhe në disa konte në veri të Texasit.
Xhoplin, qyteti më i goditur nga tornadot, në Misuri, ka shënuar edhe numrin më të madh të viktimave deri tani. Të paktën 124 persona kanë humbur jetën të dielën në këtë qytet, ndërsa Xhoplin u përfshi të martën sërish nga një torando, por me intensitet më pak të fortë.
Pamje e sjella nga mediat tregojnë se çfarë dëmi kolosal është shkaktuar në këto zona.
Tornadot kanë shkaktuar shembje të godinave të shumta ndërsa sipas autoriteteve besohet se nën rrënojat e shtëpive apo banesave, mund të ketë edhe viktima të tjera.
Sipas ekipeve të shpëtimit është shkatërruar një e treta e qytetit me 50.000 banorë, Joplin. Rreth 2000 ndërtesa janë rrafshuar në këtë rajon. Në fund të prillit në jug të SHBA-së nga një seri tornadosh humbën jetën më shumë se 300 personash.
Fotot tronditëse të zbulojë për herë të parë shkallën e vërtetë të dëmit të shkaktuar.
"Kjo është një situatë shumë serioze," tha Russell Schneider, drejtor i një qendra studimore për parashikimin e stuhive. Rreth 1.500 persona janë ende të pagjetur. Kjo shifër ka shtuar frikën se numri i personave që mund të ketë humbur jetën është më i madh.
Frika e parashikuesve të stuhive është se një tornado si i Joplin mund të prek edhe Kansasin dhe Oklahomën.
Autoritetet thanë kanë rritur përpjekjet e kërkimit për personat e pagjetur. Ekipet e shpëtimit gërmuan nëpër grumbujt e shtëpive të shkatërruara dhe makinave të përmbysura, në kërkim të personave që mund të kenë mbijetuar.
Ekipet e emergjencës të shoqëruar nga qentë për gjetjen e njerëzve kanë hyrë në të gjitha rrugët e qytetit. Ky uragan është cilësuar si më i forti i 64 viteve të fundit.
a.k/NOA