English

Parashikimi i motit për 26 maj 2011

Tiranë, 25 maj 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, edhe neser dita do te nise me kthjellime ne te gjithe territorin e vendit por gjate oreve te mesdites parashikohet shtim i vranesirave ne vend ku me te theksuara do te jene ne zonat malore te Shqiperise te cilat do te gjenerojne shira ne forme rrebeshi.

Shqiperia

Ne pjesen e dyte te dites do te kete shtim te metejshem te vranesirave duke rrezikuar te gjithe territorin shqiptar nga shira te izoluar. Situata problematike paraqitet serish per temperaturat e larta sidomos ne zonat e uleta dhe bregdetare. Ne kushte te stabilitetit te atmosferes do te mbetemi gjate nates dhe mengjesin pasardhes.

Temperaturat e ajrit do te qendrojne konstante si ne vlerat minimale dhe ne ato maksimale.

Era do te fryje e lehte me shpejtesi 20 km/h dhe drejtim Jugperendimor ndersa dallgezimi ne Adriatik dhe ne Jon do te mbetet i ulet.

Europa

Neser, Europa veriore dhe veriperendimore do te mbeten me kushte te paqendrueshme atmosferike pasi vranesirat dhe shirat do te jene dominuese. Me problematike nga rrebeshet e shiut do te jene Ishujt Britanike dhe gadishulli i Skandinavise. Gjithashtu vranesirat dhe shirat do te mbeten dominuese ne Pellgun e Mesdheut dhe gadishullin e Ballkanit ku shirat do te jene ne forme rrebeshi per shkak te temperaturave te larta. Ndersa e gjithe pjesa tjeter e Europes do te karakterizohet nga moti i kthjellet dhe vranesira kalimtare.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Ballkani alarmon per rrebeshe shiu, temperatura te larta

- Italia rrezikohet nga reshje shiu dhe shkarkesa rrufesh

- Skandinavia alarmon per ere te forte, shira intensive

a.y/NOA

KOMENTE