English

Pasqyra e Shtypit, 25 maj 2011

Tiranë, 25 maj, NOA – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Mërkurë, 24 Maj 2011.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor; “Debate me dyer të mbyllura në grupin e deputetëve, PS vendos bojkot ndaj Kuvendit”, i cili flet për zhvillimet e djeshme në selinë rozë. Disa tituj të tjerë janë; “Rezultati i Tiranës, PS shmang KQZ, ankim për votat e gabuara në Kolegj”, “Rregullorja e KE-së: Vendosja e vizave vetëm për vendet që abuzojnë”.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor; “Urdhri; Gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor shtëpi-zyrë, 24 orë ruajtje nga policia”, i cili flet për masat e marra për anëtarët e Kolegjit. Disa tituj të tjerë janë; “Fehim Abdiu: Ruajtja me policë e Kolegjit, vendim anormal. Shpresoj të mos jetë shenjë që vendimi është paracaktuar”, “Të gjithë sytë te kolegji”, “Kreu i Gardës dorëzon ‘Porsche’-n e vjedhur, pronari padit Prokurorinë”

Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor; “Kolegji, shqetësohet SHBA”, i cili flet për takimin djeshëm me kreun e PS dhe me ambasadorin e SHBA. Disa tituj të tjerë janë; “Amnistia, si të shmangen grackat e ligjit”, “Grupi i PS: Të vazhdojmë protestat, Rama: Presim Kolegjin”, “Fullani pro bankave: Stop bllokimit të kreditimit”, “Vrasja e këngëtares Emmy. Prokuroria: Ishte nga pakujdesia, ata ishin miq”.

Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor; “Vendimi i KQZ shqetëson BE”, i cili flet për zhvillimet e djeshme dhe reagimet nga Brukseli. “Berisha në Shkodër: 8 maji fitorja jonë e madhe”, “Grupi i PS vendos bojkotin e Kuvendit deri në një afat të pacaktuar”, “Ujërat e zeza në rrjet tre vite burg për shkelësin”

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor; “Rama: Nuk e njohim vendimin e gjykatës nëse s’më jepni Bashkinë”, i cili flet për deklaratat e djeshme të kreut të PS. Disa tituj të tjerë; “Kanotazh në lumin Vjosë, gjen vdekjen turistja çeke”, “KQZ, numërimi i votave ligjor”, “PS, ja dokumentet që kërkoi në 2007, numërimin e votave të hedhura gabim”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

a.k/NOA

KOMENTE