Bruksel, 25 maj, NOA - Komisioni për Çështjet e Jashtme në Parlamentin Europian do të analizojë sot zhvillimet politike në Shqipëri dhe zgjedhjet lokale të 8 majit. Eurodeputeti, Eduard Kukan do të raportojë sot në këtë komision në lidhje me zhvillimet e 8 majit. Ndërkohë që pjesë e rëndësishme e debatit do të jetë dhe situata në vend dhe procesi paszgjedhor.
Eurodeputetët që kanë qenë në Shqipëri më tetë maj do të paraqesin një raport mbi zhvillimin e ditës së zgjedhjeve.
Ndërkohë që dje kanë reaguar nëpërmjet një deklarate të përbashkët, përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë, Catherine
Ashton dhe Komisionerit per Zgjerimin, Stefan Fyle, mbi situatën aktuale në Shqipëri.
a.k/NOA