English

Qeveria: Shpërblim për policët e angazhuar në procesin zgjedhor

Tiranë, 25 maj 2011, NOA – Qeveria vendosi sot të shpërblejë të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe efektivëve të Kontrollit të Brendshëm, të cilët u angazhuan në mbrojtje të institucioneve gjatë procesit zgjedhor dhe atij të numërimit të votave të 8 majit.

Ky shpërblim erdhi në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr. 9936, i datës 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 13, të ligjit nr.10 355, datë 2.12.2010, “Për buxhetin e vitit 2011”, me propozimin e ministrit të Brendshëm.

Kështu, Këshilli i Ministrave vendosi që vendimit nr. 50, t’i shtohet lista emërore e efektivave të Policisë së Shtetit, si pjesë përbërëse e vendimit.

“3/2. Efekti financiar për shpërblimin e punonjësve të Policisë së Shtetit, sipas listës emërore shtesë bashkëlidhur këtij vendimi, të përballohet nga buxheti i vitit 2011, programi “Policia e Shtetit”, miratuar për Ministrinë e Brendshme”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Për zbatimin e këtij vendimi që ka hyrë në fuqi menjëherë është ngarkuar Ministria e Financave dhe Ministria e Brendshme.

mit/NOA

KOMENTE