Madrid, 25 Maj NOA - Pas Sahin dhe Altintop, Real Madrid ka zyrtarizuar riformimin e tretë të skuadrës për sezonin e ardhshëm.
Klubi spanjoll ka njoftuar se ka arritur një akord me Espanyol për blerjen e Jose Maria Callejon.
Sulmuesi 24-vjeçar është rritur pikërisht në sektorin e të rinjve në Madrid dhe mund të themi se bëhet fjalë për një rikthim në këtë skuadër,
Për të skuadra e drejtuar nga Murinjo ka ofruar një kontratë për pesë sezonet në vazhdim.
r.b/NOA