English

Satelitët zbulojnë 17 piramida në Egjipt (FOTOT)

Egjipt, 25 maj 2011, NOA - Shtatëmbëdhjetë piramida “të humbura” janë gjetur në Egjipt. Piramidat janë zbuluar nga një satelit i NASA-s, i cili me anë të rrezeve infra ka arritur të identifikojë objektet e fshehura prej mijëra vitesh në rërë.

Zbulimi ka impresionuar edhe arkeologët më të famshëm në botë. Bëhet fjalë për një pasuri arkeologjike që pritet të hedh dritë mbi mijëvjeçarët e antikitetit.

Bashkë me 17 piramidat janë gjetur rreth 1000 varre dhe 3000 vendbanime të lashta.

Sarah Parcak dhe skuadra e saj e NASA-s, që bënë kërkimet me rreze infra të kuqe, thotë se puna për këtë zbulim ka vijuar prej një viti.

Pas sinjalizimit nga qendra e kontrollit të satelitit në SHBA janë bërë dhe kërkimet në terren dhe gjetjet e satelitit janë konfirmuar me zbulimin e objekteve të para.

Parcak tha se ky është vetëm fillimi i zbulimeve në tokë me anë të mjeteve nga hapësira. “Përgjatë lumit Nil, - shtoi ajo - gjenden shumë vendbanime të harruara dhe piramida që janë mbuluar nga balta”.

Rrjeti BBC ka bërë një dokumentar mbi punën e ekipit të NASA-s, që nga Alabama ka arritur të zbulojë thesaret e historisë egjiptiane. Dokumentari do të prezantohet në datën 30 maj.

e.t/NOA

KOMENTE