English

Sheshel, fajtor për zbulimin e identitetit të dëshmitarëve

Hagë, 25 maj, NOA -Tribunali ndërkombëtar për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi, e ka shpallur fajtor nacionalistin serb, Vojisllav Sheshel, kësaj radhe për injorimin e një vendimi të gjykatës për mos zbulimin e identitetit të dëshmitarëve të mbrojtur.

Akuzat janë të tretat e kësaj kategorie kundër Sheshelit nga Gjykata e OKB-së në Hagë, që prej kohës kur ai u dorëzua që të përballej me akuzat për krime lufte në Bosnje Hercegovinë, Kroaci dhe Vojvodinë, gjatë viteve 1991 – 1994.

Sheshel u gjykua si i fajshëm në procesin e parë. Procesi i dytë është në vijim e sipër, derisa ende nuk ka një datë për procesin e tretë.

NOA/RFE

KOMENTE