English

Shtypi gjerman, me qëndrim mbi zgjedhjet në Shqipëri (VIDEO)

Një vend i bllokuar - Politika e Shqipërisë zhytet në kaos: Qeveria me sa duket falsifikon zgjedhjet, opozita kërcënon me një revoltë - Kështu e titullon artikullin për Shqipërinë gazeta „Süddeutsche Zeitung“

“Është një ëndërr e keqe, që po vazhdon në Shqipëri qysh pas rënies së diktaturës komunistë para gati njëzet vjetësh. Pas çdo zgjedhjeje pason një betejë, e cila as nuk mund të imagjinohet në Evropën e sotme: Partia që humbet zgjedhjet i konteston rezultatet, kërcënon me protesta, padi dhe bojkot. Herë rebelojnë të ashtuquajturit demokratë dhe herë socialistët, të dalë nga ish-partia komuniste. Për ta shpëtuar vendin nga kaosi ndërhyjnë diplomatët perëndimorë. Në mbledhje që zgjasin me orë të tëra ata përpiqen t’u kthejnë arsyen gjelave grindavecë. Demokracia është një sfidë për klasën politike në Shqipëri. Kjo po duket këto ditë. (…) Vëzhguesit kanë frikë se integrimi i Shqipërisë në BE është shtyrë në një të ardhme të largët. (…)"

Radio DW evidenton edhe se gazeta austriake "Die Presse" i kushton gjithashtu vëmendje zhvillimeve të fundit në Shqipëri. Duke iu referuar konfrontimeve të dhunshme në janar të këtij viti, në artikull tërhiqet vëmendja se: "Vëzhguesit kanë frikë, që pas vendimit të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mund të përsëriten skena të ngjashme. Trazirat e reja në Shqipëri do të ishin një goditje prapaktheu në rrugën drejt BE-së. Deri tani unioni ka nënshkruar marrëveshjen e asociim-stabilizimit me këtë vend të Ballkanit."

Gazeta liberale austriake "Der Standard" në numrin e sotëm shkruan: "Zgjedhjet lokale në Shqipëri në radhë të parë tregojnë, që një sërë institucionesh kontrollohen prej partive. Demokratët nën Sali Berishën dhe socialistët në kryebashkiakun Edi Rama me klientelizmin e tyre kujdesen, që administrata të mbetet në varësi dhe të mos krijohet besimi tek shteti. Rezultatet e zgjedhjeve reflektojnë fort edhe se kush posedon më shumë para. (...) Shqipëria është një demokraci e kryesuar nga politikanë që nuk mendojnë në mënyrë demokratike. Hapi i mëtejshëm duhet të jetë, që shqiptarët të mësojnë, se si t' i të shpëtojnë prej tyre. Urgjentisht."

37

KOMENTE