Pakistan, 25 maj, NOA - Një sulmues vetëvrasës me bombë ka shpërthyer në një nga stacionet policore të Pakistanit, duke vrarë së paku pesë persona dhe lënduar rreth 30 të tjerë.
Sulmi ka ndodhur në qytetin veriperëndimor të Peshavarit, në afërsi të një zone ku janë të vendosura objekte ushtarake dhe konsullata e SHBA-ve. Shpërthimi e ka rrëzuar për tokë objektin tre katësh. Talibanët e Pakistanit kanë thënë se luftëtarët e tyre e kanë kryer sulmin, që, siç kanë thënë ata, është hakmarrje për vrasjen e liderit të Al Kaidës, Osama bin Laden.
Ky është sulmi i katërt që talibanët pretendojnë se e kanë kryer që prej vrasjes së bin Ladenit më 2 maj në Pakistan, nga forcat amerikane.
NOA