English

Zv/Presidenti i OSBE: Uroj Lulzim Bashën për fitoren në Tiranë

Tiranë, 25 Maj 2011 NOA - Zëvendëspresidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Wolfgang Grossruck, ka uruar sot Lulzim Bashën për fitoren siç u shpreh ai, të zgjedhjeve dhe postit të kryetarit të baskisë së Tiranës.

Urimi i z. Grosruk u bë edhe për kryeministrin Berisha, pasi ky i fundit e priti në një takim në Këshillin e Ministrave.

Zoti Grossruck, e uroi kryeministrin Berisha për fitoren e Partisë Demokratike dhe të koalicionit që ai drejton në zgjedhjet 8 majit, - bën të ditur zyra për shtyp e Kryeministrisë.

Kurse shton: “Grosruck uroi në veçanti për fitoren e koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, e kandidatit të tij zotit Lulëzim Basha, në bashkinë e Tiranës, duke u shprehur njëkohësisht se këto zgjedhje kanë qenë një moment i rëndësishëm për demokracinë në Shqipëri”.

Më tej, zoti Grosruk dhe delegacioni që e shoqëronte, i cili përbëhej nga një numër profesionistësh, intelektualësh të fushave të ndryshme dhe përfaqësues të biznesit austriak vlerësuan arritjet e jashtëzakonshme të reformave të qeverisë shqiptare, gjatë kësaj periudhe dhe u interesuan për mundësitë e shumta që Shqipëria ofron për biznesin e huaj dhe investimet.

Ndërsa Kryeministri Berisha e falënderoi zotin Grossruck për interesin e vazhdueshëm që ai tregon ndaj Shqipërisë dhe popullit shqiptar, si dhe kontributin e vazhdueshëm që ai ka dhënë në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, por edhe në promovimin e imazhit të Shqipërisë në Austri dhe në Evropë dhe në nxitjen e interesit të investitorëve e publikut austriak ndaj vendit tonë.

Berisha i njohu miqtë austriakë me potencialet e mëdha që Shqipëria ofron në fusha si ajo e turizmit, e prodhimit të energjisë elektrike, nga burimet ujore, ndërtimin e infrastrukturave të rëndësishme, si dhe me klimën më të favorshme që qeveria shqiptare ka ndërtuar gjatë kësaj periudhe për biznesin dhe investimet, si regjistrimi online përmes sistemit One Stop Shop, e- taksa, e-dogana, prokurimet elektronike, etj.

Në takim u vlerësua gjithashtu bashkëpunimi i shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Austrisë dhe qeverive të dy vendeve në shumë fusha, si dhe u vlerësua fakti që investimet austriake zënë vendin e trete për sa i përket investimeve te huaja ne Shqipëri, në sektorë shumë të rëndësishëm si ai bankar, hoteleri turizëm, etj.

e.t/NOA

KOMENTE