Spanjë, 26 Maj NOA - Antonio Banderas dhe lufta e tij me kancerin.
Protagonisti i i melodramës horrorr të Pedro Almodovar “La piel que habito”, e sapo prezantuar në Kanë, ka treguar ekskluzivisht për “OK La salute prima di tutto”, se ka kaluar një lloj tumori.
“Po e pohoj publikisht për herë të parë se dy vite më parë kam pasur një kancer në shpinë”, - shkruan vetë aktori në një deklaratë.
“Përveç familjes dhe miqve të mijë, kam menduar që këtë makth ta kaloja vetë”, - shtoi ai.
Aktori tregoi se teksa po kalonte dorën mbi shpinë kishte hasur një gjëndër të çuditshme dhe menjëherë ishte konsultuar me mjekun e tij, për të kuruar gjithçka.
r.b/NOA