English

Berisha: Mazhoranca fitoi Tiranë, presim vendimin e institucioneve

Tiranë, 26 maj, NOA – Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në seancën e Kuvendit, se mazhoranca ka arritur një fitore të katërfishtë në Tiranë, por do të pres dhe të respektojë vendimin e institucioneve.

“Rama ka qeverisur Tiranën për 11 vite, por me 8 maj qytetarët i dhanë koalicionit të mazhoancës një fitore të katërfishtë, parlamentin e bashkisë që është këshillin bashkiak, minibashkitë, këshillat e minibashkive dhe fitoren e kandidatit të mazhorancës. Në presim me durim verdiktin e institucioneve kushtetuese të vendit”, tha Berisha.

Kreu i mazhorancës ka vlerësuar ditën e zgjedhjeve. Ai u shpreh se qytetarët e shëndrruan tetë majin në një ditë të manifestimit, të dinjitetit të qytetarëve të lirë.

Berisha shtoi se me këtë votim shqiptarët dëshmuan qëndrimin e tyre demokratik ndaj votës. “Jam këtu për të shprehur një kënaqësi të madhe shpirtërore, se në këto zgjedhje votuan mbi 1.6 milionë shqiptarë. Kjo përbën një qetësim të një brenge 20-vjeçare”, tha Berisha. Ai shtoi se kjo “pjesëmarrjen dëshmon se Shqipëria nuk po rrjedh dhe nuk po braktiset më. Njerëzit janë të vendosur të ndërtojnë këtu të ardhmen që meritojnë”.

Ai e ka cilësuar situatën pas tetë majit si një “teatër absurd”. “Nëse më 8 maj qytetarët votuan në mënyrë dinjitoze, pas kësaj dite ndodhi rrethimi i KQZ dhe bllokimi i rrugëve dhe një seri ultimatumesh dhe kërcënimesh. Të gjitha këto me një arsye të vetme sepse dikush kërkon të mos njeh të mos respektojë votën e qytetarëve”, tha Berisha.

a.k./NOA

KOMENTE