English

Brammertz: Arrestimi i Mlladiç, Serbia përmbushi detyrim ndaj drejtësisë

E enjte, 26 maj 2011, NOA- Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi, Serge Brammertz , ka falënderuar autoritete serbe për përmbushjen e detyrimeve ndaj drejtësisë ndërkombëtare.

Në reagimin e tij lidhur me arrestimin e të shumëkërkuarit të drejtësisë serbe dhe asaj ndërkombëtare për krime lufte, shprehet falënderim dhe përshëndetje lidhur me arrestimin e ish-komandantit të serbëve të Bosnjes, Ratko Mlladic.

“Tani ne presim marrëveshjen për transferimin e Mlladiç në Hagë, ku ai do të gjykohet. Falenderojmë autoritetet serbe për përmbushjen e detyrimeve të tyre ndaj gjykatës dhe drejtësisë”, ka deklaruar Brammertz.

Lidhur me këtë arrestim është shprehur edhe prokurori serb për krimet e luftës, Bruno Vekaric i cili deklaroi se për të vendosur mbi ekstradimin e gjeneralit do të duhet të paktën një javë.

a.y/NOA

KOMENTE