English

“Dashnorët e asgjësë”, kamastra në botën e përtejme

Paris, 26 Maj NOA - Kamasutra në botën e përtejme dhe gjithçka e interpretuar nga skeleti: është kjo çfarë ofrohet në muzeun e erotizmit në Paris ku janë nga më të ndryshmet pozicionet që ofrohen nga skena të krijuara nga skeletet prej bronzi të argjendtë.

Të gjitha modelet janë pak a shumë në përmasa njerëzore ose në miniaturë, të realizuara nga skulptori Jean-Marc Laroche.

“Skulpturat që kam realizuar realisht janë shumë të gëzueshme, me sytë e kristalizuar prej guri – shpjegoi artisti – duke prezantuar jetën pas vdekjes në mënyrë alegorike.

“Është ideja ime e Parajsës, - përfundoi ai.

Kjo ekspozitë duhet thënë se po korr një sukses të vërtetë dhe titullohet “Dashnorët e asgjësë”.

r.b/NOA

KOMENTE