Tiranë, 26 maj 2011, NOA- Urdhri i Farmacistëve Shqiptarë nëpërmjet nj deklarate për mediat, i bëjnë apel qeverisë që të publikojë sa më parë listën e re të barnave të rimbursueshme.
Më tej thuhet se farmacistët po vijojnë të tregtojnë barnat me listën e vjetër në një kohë kur çmimet e tyre kanë ndryshuar me vendosjen e TVSH mbi barnat që nisi të aplikohet nga data 1 shkurt.
Drejtori i urdhrit të farmacistëve të Shqipërisë, Arjan Jaupllari, theksoi: “Nisur nga kjo situatë çdo farmaci me kontratë humb mesatarisht 50.000 të reja lekë në muaj. Për këtë gjë ne kërkojmë miratimin sa më të shpejtë të listës së re me ndryshimin e çmimeve”.
Ai theksoi se, lista e re e barnave të rimbursueshme për vitin 2011 duhet të kishte dalë që në fillim të vitit, siç ka ndodhur edhe vitet e shkuara.
Nga ana e farmacistëve theksohet se në një kërkesë që i kanë drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë, farmacitë kanë kërkuar uljen e TVSH-së nga 10 në 1 për qind, njëkohësisht të mos ndryshojnë marzhet e tregtimit të barnave të paktën për një periudhë 6 mujore.
a.y/NOA