English

Haxhinasto- Petroviç: Axhenda e përbashkët, Bashkimi Europian

Tiranë, 26 maj 2011, NOA- Në vijim të vizitës së tij dy ditore, Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, në Kosovës, Sllobodan Petroviç u prit në takim nga zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto.

Gjatë takimit të tyre, Haxhinasto theksoi mbështetjen e Shqipërisë për konsolidimin e statusit të pavarësisë së Kosovës dhe rritjen e numrit të njohjeve, duke u shprehur se pavarësia është jo vetëm një e drejtë e popullit të Kosovës, por dhe zgjidhja e vetme për

paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë dhe në rajon.

Më tej ai nënvizoi se Shqipëria ka mbështetur dhe do të mbështesë integrimin e

Kosovës në të gjitha nismat rajonale. Integrimi është para së gjithash integrim i

njerëzve, për të përmirësuar cilësinë e jetës së tyre dhe jo integrim i territoreve.

Nga ana e tij, Petroviç vlerësoi qëndrimin e Shqipërisë për të ndërtuar ura bashkëpunimi në procesin integrues të komuniteteve në Kosovë, duke kontribuar konkretisht me një

fond prej 400 mijë euro, për ndërtimin e objekteve social-kulturore në komunën e re

të Graçanicës me shumicë serbe.

Sakaq ai shtoi se axhenda e përbashkët e dy vendeve është ajo e Bashkimit Europian dhe në bashkëpunim shtoi ai duhet punuar për të arritur të gjitha standardet e duhura.

Lidhur me çështjen e ndarjes së Kosovës, Petroviç theksoi se, ajo nuk është përkrahur as nga Brukseli dhe as Uashingtoni dhe, nga përvoja praktike shtoi ai të gjithë janë kundër këtyre ndarjeve.

a.y/NOA

KOMENTE