Fier, 26 maj 2011, NOA- Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në një fshat të qytetit të Fierit ku një 39 vjeçar ka humbur jetën duke punuar.
Mësohet se viktima Arben T., ka qenë duke punuar me ekskavator në fshatin Lalar në pjesën e sipërme të liqenit të këtij fshati, dhe gjatë këtyre momenteve mjeti i tij i punës është përmbysur duke e zëne poshtë drejtuesin dhe për pasojë ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Menjëherë në vendin ku ka ndodhur aksidenti kanë mbërritur banorët përreth e më vonë policia, nga ku është verifikuar se në përfundim të aktit mjeko-ligjor rezulton se vdekja e këtij shtetasi ka ardhur si pasojë e asfiksisë mekanike dhe shokut traumatizo-hemorragjike.
Sipas raportit theksohet se vdekja e 39 vjeçarit është shkaktuar nga veprimi i një peshe të rëndë mbi kraharor dhe bark.
a.y/NOA