English

Islami dhe Harasani thyejnë bojkotin e PS

Tiranë, 26 maj, NOA – Deputetët e Partisë Socialiste, Kastriot Islami dhe Andis Harasani kanë thyer bojkotin e Partisë Socialiste dhe kanë marrë pjesë në seancën e sotme të parlamentit.

Vendimi i bojkotit u mor ditën e hënën nga deputetët socialistë dhe kreut i PS-së, Edi Rama. “Nuk jam këtu për të dëmtuar Ramën dhe as për t’i bërë qefin Berishës”, tha Islami në fjalën e tij, duke theksuar se periudha e zgjedhjeve nuk ka përse të ndikojë në jetën parlamentare. Ai ka përmendur apelet e bëra nga Departamenti i Shtetit në lidhje me funksionimin e institucioneve.

a.k./NOA (vijon...)

KOMENTE