Shkodër, 26 maj, NOA – Një 35-vjeçar është arrestuar dje në qytetin e Shkodrës pasi akuzohet për kërcënim me armë ndaj një punonjësi të policisë. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se personi i arrestuar është Helidon Marku, banues në lagjen “Skënderbeg”.
Marku, dje rreth orës 17:00 në lagjen “Ndoc Mazi”, ka kërcënuar ma pistoletë punonjësin e policisë së Shkodrës me inicialet S.D. Pas kërcënimit, Maku është larguar e ora vendngjarja. Më pas, punonjësit e policisë së Shkodës dhe konkretisht Sektori Kundër
Krimeve të Rënda kanë bërë dhe arrestimin e tij në orën 23:00. Ndaj Markut ka nisur procedimi gjyqësor për veprat penale të “Kanosje për shkak të detyrës” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake”.
a.k/NOA