English

Maicon dhe Sneijder pranë largimit

Milano, 26 Maj NOA - Maicon dhe Sneijder. Braziliani dhe holandezi mund të mos jenë më pjesë e ekipit të Interit sezonin e ardhshëm dhe kjo në rast se oferta që do të vijë do të jetë ajo e duhura.

Mbrojtësi i krahut të djathtë, i skualifikuar në finalen e kupës së Italisë aktualisht ndodhet në Brazil dhe udhëtimi i tij mund të jetë vetëm vajtje, kjo dhe pse në kontratën e tij thuhet e do të jetë pjesë e zikaltërve deri në vitin 2014, por sezoni i këtij viti duhet thënë se ishte zhgënjyes për Maicon.

Një tjetër lojtar që konsiderohej si i paprekshëm tek Inter ka qenë dhe Sniejder, i cili duhet thënë se nuk shihet më si i tillë dhe me shumë mundësi sezoni e ardhshëm mund të jetë pjesë e Manchester United.

r.b/NOA

KOMENTE