English

Masakër me dy të vrarë dhe dy të plagosur në Shijak

Shijak, 26 maj 2011 NOA – Qyteti i Shijakut e mbylli mbrëmjen e së mërkurës me një ngjarje tronditëse pasi dy persona u vranë pak para mesnate dhe dy të tjerë mbetën të plagosur rëndë në një atentat të planifikuar që më parë.

Korrespondenti i agjencisë NOA në Durrës, raporton se ngjarja ndodhi në orën 23.10 në vendin e quajtur Sallmone në Shijak, pranë zones qe njihet si "Katër rruget e Shijakut".

Katër djem, Maringlen Abdullaj, Blerim Kërtalla, Altin Brahimi dhe Altin Abdyli ndodheshin në një automjet duke lëvizur në drejtim të qytetit të Shijakut kur ata u sulmuan me armë zjarri.

Një breshëri plumbash u derdh në makinën ku lëviznin, me pasojë plagosjen e të katër të rinjve.

Në vendngjarje, pak pasi shteroi breshëria e plumbave dhe autorët u larguan me shpejtësi për t’i shpëtuar një ndjekjeje policore, u konstatua se dy prej të plagosurve kishin ndërruar jetë.

Policia tha në vendngjarje se viktima të atentatit mbetën Mariglen Abdullaj dhe Blerim Kërtalla.

Kurse të plagosur janë dërguar në spital, dy të rinjtë e tjerë, Altin Brahimi 28 vjeç dhe Altin Abdyli 33 vjeç.

Një grup hetimor po kryen hetime në vendin e ngjarjes, për të zbardhur rrethanat e plota të atentatit dhe autorët e pistën e këtij krimi të rëndë.

e.t/NOA

KOMENTE