English

Mishi i kuq lidhet ngushtë me tumorin e zorrëve

Itali, 26 Maj NOA - Çdo vit numri i personave të prekur nga kanceri si rrjedhojë e konsumimit të mishit të kuq është duke u shtuar. Lajmi pohohet nga World Cancer Research Fund (WCRF), që kohët e fundit ka azhornuar të dhënat e studimeve të saj të publikuara që në vitin 2007. studiuesit anglezë kanë shtuar në këtë raportim “Ushqimet, aktivitetin fizik dhe masat që duhen marrë për të parandaluar kancerin” më shumë se 263 publikime mbi tumorin e zorrëve përfshirë këtu 749 të mëparshmet, duke konfirmuar se lidhja mish-kancer është kthyer nga një probabilitet në siguri.

Sipas WCRF, provat që lidhin mishin e kuq me pacientët e sëmurë me kancer në zorrë janë më të shumta se kurrë .

Ushqimet që përmbajnë fibra (drithëra, fruta, perime dhe bishtaja) janë tdeëpr të dobishme dhe aleate për të luftuar këtë sëmundje.

Shkencëtarët rekomandojnë që të limitohet konsumi javor i mishit të kuq në pesë porcione (maksimumi 500 gramë në total) dhe të evitohen veçanërisht mishrat e përpunuara, madje dhe salsiçet.

r.b/NOA

KOMENTE