English

MPJ përshëndet arrestimin e kriminelit serb Ratko Mlladiç

Tiranë, 26 maj 2011, NOA – Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë përshëndeti arrestimin e kriminelit serb të luftës Ratko Mlladiç, i akuzuar për genocid e krime ndaj njerëzimit nga Tribunali i Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi.

Në një deklaratë për shtyp Ministria e Punëve të Jashtme përshëndeti arrestimin në Serbi, të të shumëkërkuarit Ratko Mlladiç.

“Arrestimi i gjeneralit famëkeq, përgjegjës për vrasjen e mijëra qytetarëve të

pafajshëm, është një dëshmi se të gjithë ata që kanë kryer krime kundër njerëzimit

herët a vonë do të përgjigjen para drejtësisë”, theksohet në deklaratën e MPJ-së.

Sipas MPJ-së ky është një sinjal tepër pozitiv për çuarjen para drejtësisë të kriminelëve të luftës, por edhe për lehtësimin sadopak të dhimbjeve të të afërmve të qindra mijëra viktimave të pafajshme, të luftërave të përgjakshme në ish-Jugosllavi.

MPJ shpreh besimin se ky akt do të pasohet edhe me arrestimin e shpejtë të të

kërkuarve të tjerë, dhe kjo do t’i shërbejë ndërtimit të marrëdhënieve më të mira midis vendeve të rajonit dhe proceseve integruese në rajon.

mit/NOA

KOMENTE