English

Nikoliç: Arrestimi i Mlladiç i përgatitur, Tadiç dëshiron të befasojë Serbinë

Beograd, 26 maj 2011, NOA- Krahas reagimeve pro arrestimit të kriminelit të akuzuar për krime lufte Ratko Mlladiç, këtë herë vjen një tjetër reagim i cili thotë se planifikimi i arrestimit të tij është i herët dhe kryerja e tij në një moment të tillë është i qëllimshëm.

Ky qëndrim vjen nga kryetari i Partisë Progresiste Serbe, Timosllav Nikoliç i cili ka shprehur befasi për arrestimin e tij.

“Presidenti i Serbisë me siguri dëshiron të lumturojë kombin duke thënë se ka kryer edhe një punë tjetër. Por, që nesër partia jonë do të mbajë një takim të kryesisë dhe do të dalë me një deklaratë, pasi ky nuk është momenti për një reagim partiak, por për një reagim të kombit dhe shtetit”, deklaroi Nikolic.

Lajmin e rëndësishëm për kapjen e kriminelit të luftës që akuzohet për masakrën e Srebrenicës e konfirmoi vetë Presidenti serb Boris Tadiç mesditën e sotme.

Sakaq arrestimi i të shumëkërkuarit të Hagës që fshihej në Serbi, u arrit vetëm pak orë para mbërritjes në Beograd të kryediplomates së BE-së Catherin Ashton.

a.y/NOA

KOMENTE