Gjeorgji, 26 maj, NOA- Njësitë speciale policore kanë ndaluar një protestë para parlamentit të Gjeorgjisë, në kryeqytetin e këtij vendi, Tbilisi. Policia ka përdorur topa uji dhe gaz lotësjellës që të shpërndajë qindra protestues që kërkojnë dorëheqjen e Presidentit, Mikael Sakashvilli.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, ka thënë se një oficerë policie ka vdekur, i cili duket se është goditur nga një makinë e opozitarëve protestues, me të cilën ata largoheshin nga protesta. Së paku 18 persona të tjerë janë lënduar gjatë këtij operacioni që filloi në mesnatë.
Një nga liderët e opozitës, Nona Gaprindashvilli, thotë se mbi 10 demonstrues janë arrestuar.
NOA