Tiranë, 26 maj 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, dita e neserme do te nise me kthjellime dhe vranesira te lehta ne zonat e ulta dhe bregdetare ndersa vranesira dhe shira te dobet ne zonat malore pergjate kufirit Lindor.
Shqiperia
Pjesa e dyte te dites do te vijoje me vraneisra dhe rrebeshe shiu ne te gjithe zonen malore te Shqiperise ndersa zonat e uleta dhe bregdetare do te dominohen nga moti i kthjellet, por vranesirat do te jene te pranishme ne zonat bregedetare. Gjate nates parashikohet qe vranesirat dhe shirat te largohen nga zonat malore per te ri-kthyer kthjellimet ne vend.
Temperaturat e ajrit do te qendrojne kostante ne vlerat e mengjesit por mesdita do te sjelle nje renie te lehte te temperaturave ne te gjithe vendin.
Era do te fryje e lehte me shpejtesi 19 km/h dhe drejtim Perendimor duke bere qe dallgezimi ne Adriatik dhe ne Jon te mbetet i ulet.
Europa
Neser, pjesa me e madhe e kontinentit Europian do te karakterizohet nga kushte te paqendrueshme atmosferike pasi vranesirat dhe shirat do te jene dominuese ne pjesen me te madhe te tij. Problematike situata nga rrebeshet e shiut do te jene Ishujt Britanike dhe vendet Nordike. Gjithashtu me vranesira dhe shira do te mbetet Pellgu i Mesdheut dhe gadishulli i Ballkanit sidomos Ballkani Perendimor, ndersa pjesa tjeter e Europes do te karakterizohet nga moti i kthjellet dhe vranesira kalimtare.
Ngjarje ekstreme në Europë:
- Mesdheu alarmon per rrebeshe shiu, temperatura te larta
- Ishujt Britanike rrezikojne reshje shiu, shkarkesa me rrufe
- Skandinavia alarmon stuhi te forta ere, shira intensive
a.y/NOA