Tiranë, 26 maj, NOA – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e ENJTE, 26 Maj 2011.
Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “Shqipëria prag shpërthimi”, i cili pasqyron deklaratat e parlamentarit komunist grek gjatë fjalës së tij dje në Parlamentin Europian. Disa tituj të tjerë janë; “Përgjigjen e letrës së Kadaresë e ka shkruar Sali Berisha”, “Sazan Guri: PD-LSI më vodhën 80 për qind të votave”.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor; “KQZ largon policinë, Qeveria i shpërblen”, i cili pasqyron vendimet e dy institucioneve në lidhje me sigurimin e godinës së KQZ. Disa tituj të tjerë janë; “Kantrimen: Votat e gabuara nuk u trajtuan siç duhet, por vendimi i KQZ s’është i paligjshme”, “Harasani: Humbja e Bashkisë nga Rama jo tragjedi për PS”, “
“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor; “Vrasje e dyfishtë në Shijak, larje hesapesh, ekzekutohen dy dhe plagosen dy të tjerë”, i cili pasqyron ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shijak. Disa tituj të tjerë janë; “SHBA e PE, “votat gabim”, KQZ s’veproi drejt”, “Prokuroria kërkon një vit burg për djalin e deputetes së PS”.
Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor; “PE: Zgjedhjet dështuan, SHBA: Më të mirat”, i cili pasqyron deklaratat e djeshme të bëra nga Strazburgu dhe Uashingtoni. Disa tituj të tjerë janë; “Reparti RESI merr në mbrojtje 8 gjyqtarët dhe familjet e tyre”, “Qeveria, 40 mijë lekë shpërblim për policët e KQZ”, “Braçe: Në këtë Kuvend nuk ka ma vend”
Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.
a.k/NOA