Tiranë, 26 maj, NOA – Tre persona janë ndaluar nga policia pasi kanë rrahur dhe goditur me mjete të forta një 60-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur dje në qytetin e Shkodrës në lagjen, “Manush Alimani, rreth orës 09:00.
Edmir Biçaku 35 vjeç, Erjon H. 27 vjeç, të dy banues në lagjen “Manush Alimani” të qytetit Shkodrës dhe Verjon P. 24 vjeç, banues në fshatin Vrak Komuna Gruemirë të rrethit Malësi e Madhe, kanë goditur me mjete të forta, për motive të 60-vjeçarin S. Pepa, banues në fshatin Vrak, Komuna Gruemirë.
Prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimet ndaj të tre personave. 35-vjeçari Biçaku është ndaluar nga policia, ndërsa dy personat e tjerë janë nën hetim në gjendje të lirë.
a.k/NOA