English

Serbi, arrestohet i dyshuari si Ratko Mlladiç

Beograd, 26 maj 2011, NOA – Ish-udhëheqësi ushtarak i Serbisë Ratko Mlladiç mund të ketë rënë sot në prangat e policisë serbe. Këtë e dyshon policia serbe, e cila arrestoi një person me emrin Milorad Komadiç, por që dyshohet se është emri i rremë nën të cilin fshihet Ratko Mlladiç.

Ndërkohë mediat e huaja thonë se ish-i arratisur i Hagës është kapur.

Policia mendon se ka arrestuar Mlladiçin për shkak të ngjashmërisë së madhe që kishte personin e arrestuar, që dyshohet të jetë krimineli i luftës.

Ndërkohë pritet që analiza e ADN-së të vërtetojë identitetin e të arrestuarit.

Këtë lajm e ka bërë publik sot radio serbe B92, dhe i është referuar edhe Reuters, e cila bën me dije se i dyshuari si Mlladiç ka rënë në pranga gjatë një operacioni special sekret të forcave të policisë serbe.

Mlladiç kërkohet prej vitesh për genocid dhe krime kundër njerëzimit në Bosnje dhe Hercegovinë.

Mlladiç akuzohet për masakrën e Srebrenicës në vitin 1995, ku u vranë mbi 7000 burra boshnjakë.

Ndërkohë pritet që pas këtij lajmi tejet të shumëpritur të dalë në një konferencë për shtyp edhe Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç.

mit/NOA

KOMENTE