SHBA, 26 Maj NOA - Ka vënë në shitje virgjërinë e vajzës së saj 13-vjeçare për 10 mijë dollarë.
Gruaja, Felicia Rae Mcclure, nga Salt Lake City, është ndaluar me akuzën e abuzimit dhe shfrytëzimit seksual.
“Blerësi” i virgjërisë së vajzës së saj me sa duket ka qenë një djalë me emrin “Don”, që ka pranuar këtë propozim.
Policia është lajmëruar falë të fejuarit të gruas në fjalë, i cili kishte zbuluar mesazhet në celular, që i janë dërguar blerësit misterioz, në përmbajtjen e të cilëve ishte biseda për shitjen e virgjërisë.
r.b/NOA