English

Topi merr pjesë në takimin Presidentëve të Europës Qendrore

Tiranë, 26 maj, NOA – Presidenti i vendit Bamir Topi është nisur sot për në Poloni, ku do të marrë pjesë në Takimin e 17-të të Presidenteve të Shteteve të Evropës Qendrore. Aktiviteti ndërkombëtar zhvillohet në datat 26-28 maj.

Kreu i shtetit, së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi dhe delegacionin që e shoqëron atë janë ftuar në këtë takim nga Presidenti i Polonisë, Bronislav Komorovski Presidenti Topi.

Në takimin e Polonisë do të jetë i pranishëm edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, si dhe Presidentja e Kosovës, Atife Jahjaga.

Në qendër të diskutimeve të dy sesioneve plenare do të jenë çështje të ruajtjes së stabilitetit e prosperitetit në Evropën Qendrore e më gjerë.

a.k/NOA

KOMENTE