Rio de Janeiro, 26 Maj NOA - Kutitë e zeza të fluturimit të Air France Af 447, i cili ka rënë në oqeanin Atlantik dy vjet më parë me 228 persona në bord, kanë treguar se airbus-i doli nga kontrolli si pasojë e çrregullimit të sesnorëve të shpejtësisë.
Lajmi u bë i duar nga burime anonime. Hetimi është ende i mbuluar nga një hije sekrete, por me kalimin e kohës vazhdojnë të dalin të dhëna të reja.
Komandanti Marc Dubois nuk ka qenë prezent në kabinën e pilotimit në momentin që sensorët e shpejtësisë pësuan çrregullime, duke shkaktuar dhe daljen nga kontrolli të pilotit automatik.
Më pas është zbuluar se defekti u verifikua teksa aeroplani po fluturonte në një lartës prej 10 mijë metër, katër orë pasi ishte ngritur nga Rio de Janeiro.
r.b/NOA