English

Ahtisari: Shpresoj për një qasje të re të Serbisë ndaj Kosovës

Finlandë, 27 maj, NOA - Ish presidenti finlandez, Marti Ahtisari, shpreson se arrestimi i të akuzuarit për krime kundër njerëzimit, Ratko Mlladiç, do të shënojë një fillim të ri për Serbinë.

Në një deklaratë të publikuar në web-faqen e Nismës për Menaxhimin e Krizave, president i së cilës është, Ahtisari thotë se “arrestimi i Ratko Mlladiçit me shpresë shënon një fillim të ri në raportet e Serbisë me vendet e saj fqinje”.

“Shpresoj se do të mund të jemi dëshmitarë të një qasjeje të re drejt shtetit të pavarur të Kosovës”, ka thënë Ahtisari.

NOA/TFE

KOMENTE