Tiranë, 27 maj, NOA – Ambasadori Amerikan në Shqipëri, Aleksandër Arvizu tha sot se procesi elektoral është në fazën ligjore dhe të gjitha palët duhet të pranojnë vendimet e drejtësisë. Në një prononcim dhënë për mediat, Arvizu u shpreh se anëtarët e Kolegjit Zgjedhor duhet të bazohen në zbatimin e ligjit, pa u ndikuar nga politika.
“Pjesëtarët e Kolegjit Zgjedhor duhet të vendosin mbi bazën e ligjit, pa pasur parasysh përmbajtjen politike dhe në momentin që ky Kolegj merr vendimin, nuk mbetet gjë tjetër nga partitë veçse ta pranojnë atë”, tha Arvizu.
Diplomati amerikan ka theksuar se pjesa ligjore është dhe më e rëndësishmja në gjithë procesin elektoral.
“Proces elektoral ka hyrë në atë që ne e quajmë faza ligjore. Mendoj se ligjet kritike janë ato që mund t’i quajmë ligje normale. E dinë të gjithë se sot është planifikuar të mblidhet Kolegji dhe mendoj se kjo atmosferë do të zgjasë disa ditë. Mendoj se faza ligjore është e vetmja fazë që duhet të vendosë”, u shpreh Arvizu.
a.k/NOA