English

Countryman: Serbia para BE-së, të njohë Kosovën

E premte, 27 maj 2011, NOA- Tomas Countryman, zëvendës ndihmës sekretari Amerikan i Shtetit, e sheh me dyshim anëtarësimin në Bashkimin Europian të Serbisë, pa u njohur nga ana e saj pavarësia e Kosovës.

Lidhur me këtë çështje ai është shprehur se, “Këtë nuk e vendos Uashingtoni, por Bashkimi Europian. Por unë nuk e shoh të arsyeshme anëtarësimin e një vendi që ka ende pretendime territoriale”.

Lidhur me bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë Countriman theksoi se ende nuk ka patur vullnet politik për zgjidhje serioze, pavarësisht dëshirës dhe pritshmërive të qytetarëve.

Më tej ai ka vlerësuar respektin e ndërsjellë mes palëve, por ka kërkuar më shumë angazhim.

a.y/NOA

KOMENTE