English

Ekstradohet nga Italia 31-vjeçari, vrau me thikë 15 vite më parë

Tiranë, 27 maj, NOA – Një 31-vjeçar është ekstraduar dje nga Italia për llogari të drejtësisë shqiptare. Nard (Mario) Lulash Kodraj, nga Shkodra, i dënuar për një vrasje të ndodhur 15 vite më parë tashmë do të vuaj dënimin në burgjet shqiptare. Kodraj ka varë më 12 tetor të vitit 1996 Jeton Halilaj. Pas goditjes me thikë, Halilaj ka ndërruar jetë në spital për shkak të plagëve të marra.

Në vitin 2010, Kodra është dënuar nga Gjykata e ApelitShkodër me 14 vite burg. Nj vit më parë ai u arrestuar nga policia italiane, ndërsa ekstradimi i tij është bërë mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22.00, nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana. Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

a.k/NOA

KOMENTE