Kanada, 27 maj NOA - Një fëmijë i vogël, do të rritet nga prindërit e tij në Kanada dhe kjo pa e vënë në dijeni atë për seksin që zotëron, femër apo mashkull.
Për prindërit e tij diçka e tillë është një himn i vërtetë i lirisë.
Storm është katër muajsh, me dy sy blu dhe me flokë të verdhë, por nuk dihet nëse është femër apo mashkull.
Asnjë deformim, asnjë sëmundje, vetëm vullneti i prindërve të tij, Kathy Witterick dhe David Stocker nga Toronto, që ta rrisin pa i përcaktuar seksin që zotëron dhe ta lënë të lirë të formojë identitetin e tij ashtu siç ai më mirë do të mendojë.
Koncepti mashkull apo femër, nuk do ti mësohet.
Seksi i Storm, njihet vetëm nga dy vëllezërit më të mëdhenj, Jazz, 5 vjeç dhe Kio, 2 dhe nga prindërit e tij.
Në momentin që lindi Storm, Kathy dhe David kanë shkruar një email në drejtim të gjithë miqve dhe prindërve të tyre.
“Kemi vendosur të mos e bëjmë të ditur për momentin seksin e Storm - në atribut të lirisë dhe zgjedhjes dhe kundër limitimit”.
Reagimi ka qenë i menjëhershëm, pasi të gjithë e komentuan këtë veprim si imponues të ideologjive jo të dobishme tek i porsalinduri.
Megjithatë prindërit e Storm janë të bindur se po vazhdojnë në një zgjedhje të duhur dhe ta lënë të lirë të porsalindurin nga rregullat detyruese të shoqërisë.
r.b/NOA