SHBA, 27 Maj NOA - Është gjunjëzuar përkrah shtratit, ku me petale të kuqe trëndafili kishte shkruar, “dëshiron të martoheshe mua”.
Ka qenë ky, propozimi për martesë i Kris Humphries ndaj të fejuarës së tij Kim Kardashian.
Një skenografi jo shumë e ndërlikuar, por sinjifikative që më pas u shoqërua dhe me një unazë 20 karatësh.
Propozimi i Kris erdhi pas 6 muaj fejesë së bashku dhe përgjigja nuk kishte si të mos ishte pozitive.
Në këtë mënyrë çifti ka qenë protagonist i kopertinës së revistës People, ku Kim për të ka deklaruar: “Nuk e prisja aspak. Isha e shokuar. Nuk mendoja asnjëherë se një propozim i tillë do të ndodhte brenda mureve të shtëpisë sonë dhe nuk e prisja aspak në këtë moment”.
r.b/NOA