English

Kundër trafikut vjen motori “fluturues” (VIDEO)

Tiranë, 27 maj 2011, NOA- Quhet Uno III Streetbike ose shkurt U3 dhe është një motor që lehtë mund të kthehet në një lloj biçiklete elektrike për të shmangur trafikun e qytetit.

Në më pak sekonda rrota e përparme shkon prapa, paralelisht me rrotën në pjesën e pasme.

Pavarësisht nga natyra e saj elektrike, ky xhevahir i vogël i teknologjisë është në gjendje të prekë 60 kilometra në orë me një autonomi karikuese më shumë se 4 orë.

U3 është shpikur dhe zhvilluar nga shpikësi amerikan Beniamin Gulak.

Ideja për këtë shpikje Gulak i ka lindur katër vjet më parë gjatë një udhëtimi me babanë e tij në Kinë.

Gjatë këtij udhëtimi, Benjamin kultivoi idenë e të qenit në gjendje për të arritur një ide praktike që të shmangë radhët e gjata pafund në rrugë dhe në të njëjtën kohë për të reduktuar në mënyrë drastike ndotjen, duke e bërë gjysmë elektrike.

Tani, me ardhjen e prototipit të tretë Benjamin ai ndihet gati për të hedhur produktin e tij në treg dhe ka krijuar një kompani të vogël të quajtur BPG Motors.

Një model U3 do të kushtojë rreth 5300 euro dhe shpikësi beson se kjo do të ketë një sukses të madh edhe për shëndetin e planetit tonë.

a.e/NOA

39

KOMENTE