SHBA, 27 Maj NOA - Marsi është një planet që me sa duket është formuar në ohë rekord, ose e thënë ndryshe në një periudhë të përfshirë mes 2 dhe 4 milionë vitesh dhe me sa bëhet e ditur ka qëndruar një embrion planeti që nuk është rritur asnjëherë, një prej atyre objekteve që fillimisht në historinë e Sistemit Diellor u kanë dhënë jetë planetëve të tjerë më shkëmborë si Toka apo Venusi.
Këtë fakt e kanë mbështetur një studim i publikuar në Nature nga gjeo-fizikantë amerikanë.
Rritja kaq e shpejtë, sipas studiuesve, ndihmon dhe lë të kuptohet pse Marsi është më i vogël se Toka.
r.b/NOA