English

“Mlladiç është pjesërisht e paralizuar dhe mezi flet”

Beograd, 27 maj, NOA - Djali i Ratko Mlladiç ka thënë se i ati ka pasur dy atake në zemër gjatë kohës që ka qenë në arrati. Sipas tij, dora e djathtë e Mlladiç është pjesërisht e paralizuar dhe mezi flet.

Darko Mlladiç, e ka vizituar sot të atin në burg, në Beograd, ku Ratko Mlladiç e ka kaluar natën pas arrestimit të tij në një fshat në veri të kryeqytetit serb.

Mlladiç do të duhej të paraqitej në gjykatë sot për një seancë të dytë dëgjimore rreth ekstradimit të tij në Tribunalin e Hagës, ku ai kërkohet me akuzat për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Bosnje, nga viti 1992 – 1995.

Seanca e parë dëgjimore është pezulluar të enjten pasi avokati i tij ka thënë se Mlladiç nuk është në gjendje të komunikojë për shkak “të gjendjes së tij të rëndë fizike”.

Akuza kundër Mlladiçit përfshinë akuzën për gjenocid në masakrën e 8 mijë burrave dhe djemve të rinj boshnjak në Srebrenicë, në vitin 1995. Ky krim ishte konsideruar më i rëndi në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

NOA/RFE

KOMENTE