English

Nis shqyrtimi i ankesës së PS në Kolegjin Zgjedhor

Tiranë, 27 maj, NOA – Para pak minutash ka nisur seanca e Kolegjit Zgjedhor për shqyrtimin e ankimit të Partisë Socialiste për Zgjedhjet në Tiranë. Ankesa e PS lidhet me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për numërimin e fletëve të votimit që janë hedhur në kutitë e gabuara.

Vendimi i Kolegjit për këtë çështje do të përcaktojë dhe fituesin e garës për zgjedhjet në Tiranë. Ndërkohë që veç kësaj ankese, dje dy partitë kryesore kanë bërë dhe dy ankesa të tjera në KQZ.

Po dje, Kolegji rrëzoi ankesën e parë të Partisë Socialiste, që i kërkonte këtij institucioni detyrimin e KQZ-së për shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve në Tiranë me datën 14 maj. Kjo kërkesë u pushua nga ana e Kolegjit, gjë që solli dhe reagimin e Partisë Socialiste, duke e cilësuar vendimin “si të pabazuar në ligji dhe të papranueshëm”.

a.k/NOA

KOMENTE