English

Pack: S’ka rikthim të vizave për Ballkanin Perëndimor

E premte, 27 maj 2011, NOA- Eurodeputetja Doris Pack deklaroi se nuk do të ketë pezullim të liberalizimit të vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ajo sqaroi se ekziston mundësia e rikthimit të vizave, mirëpo në rast se do të harxhoheshin të gjitha masat për zvogëlimin e fluksit të emigrantëve të huaj.

“Propozimi për pezullim i bërë nga KE është administrativ dhe politik, por shumë i komplikuar, ashtu që është i pamundur të aplikohet. Parlamenti Europian pavarësisht kësaj është mbështetës i fuqishëm i liberalizimit të vizave”, theksoi Pak.

Ajo kërkoi që Qeveria e Maqedonisë të vazhdojë përkushtimin për bindjen e popullatës për të mos keqpërdorur liberalizimin e vizave.

Eurokomisionerja për punë të brendshme dhe drejtësi, Sesilia Malstrom deklaroi se vendimi për pezullimin e mundshëm të vizave duhet të miratohet edhe nga Parlamenti Evropian.

(INA)/NOA

KOMENTE