English

Parashikimi i motit për 28 maj 2011

Tiranë, 27 maj, NOA - Sipas MeteoAlb dita e nesërme do të karakterizohet gjatë orëve të para të mëngjesit nga një mot i kthjellët në të gjithë territorin. Por, duke ju afruar orëve të mesditës parashikohet shtim i vranësirave në zonat lindore, si dhe shira të dobët.

Pjesa e dytë e ditës do të shtoje vranësirat duke bërë që zonat malore të kenë shira në formë rrebeshi. Ndërsa në zonat e ulta, dominuese do të jenë kthjellimet, por nuk përjashtohen edhe shirat e izoluar. Të njëjtat kushte atmosferike do të mbeten në mbrëmje dhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit në vlerat e mëngjesit do të bien me 2 gradë në qëndër, por edhe mesdita do të sjellë një rënie të lehtë të temperaturave në të gjithë vendin. Era do të fryjë e lehte me shpejtësi 19 km/h dhe drejtim Jugperendimor, duke bërë që dallgëzimi në detin Adriatik dhe në Jon të jetë i ulët.

Parashikimi për Europën

Nesër, Europa Veriperëndimore dhe një pjesë e Europës Qendrore do të dominohen nga vranësirat dhe shirat. Reshje të dendura shiu do të bien në Vendet Balltike dhe në Norvegji të cilat do të shoqërohen me stuhi ere. Gjithashtu Pellgu i Mesdheut dhe Ballkani Verior do të mbeten në kushte të paqëndrueshme atmosferike me vranësira dhe shira. Ndërsa Europa Verilindore, një pjesë e Europës Qendrore, Europa Jugperendimore dhe Juglindore do të dominohen nga kthjellimet dhe temperaturat e larta.

Ngjarje ekstreme në Europë:

Ballkani Verior alarmon për rrebeshe shiu dhe shkarkesa rrufesh;

Vendet e Balltiku rrezikojnë reshje shiu dhe shkarkesa me rrufe;

Skandinavia do të mbetet me stuhi të forta ere dhe shira intensivë.

a.k/NOA

KOMENTE