English

Pasqyra e Shtypit, 27 maj 2011

Tiranë, 27 maj, NOA – Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Premte, 27 Maj 2011.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor; “Krimi në Shijak, makina e njëjtë, dy kunetërit u ekzekutuan gabimisht”, i cili flet për vrasjen e ndodhur dy ditë më parë. Disa tituj të tjerë janë; “Kolegji rrëzon kërkesën e PS për rezultatin e Tiranës”, “Berisha: Edhe Topi votoi në kutinë e gabuar”, “Gjinushi: PS nuk na la as ato 3-4 zona të lira që kërkuam, na vodhi edhe votat për Këshillat”.

E përditshmja “Shekulli” hapet me titullin “Ankesa Nr. 1 Kolegji zgjedh “heshtjen””, i cili flet për vendimin që pritet gjatë ditës së sotme për garën në Tiranë. Disa nga titujt e tjerë të gazetës janë; “Rishtohen masat e sigurisë për Kryeministrin. Berisha jelek anti-plumb dhe qen anti-minë para bisedave në TV”. “Përplasje" e re PS-PD, mbrëmë në KQZ”.

“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor; “Beteja sot me gjyqtarët, dalin sot strategjitë PD-PS”. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Islami e Harasani në Kuvend, Rama: Ata pjesë e turpit”, “Vrasja e dyfishtë në Shijak, atentatori: Gabova shënjestër”. “Kadare, Diana Çuli pro, Flutura Açka, Visar Zhiti dhe Primo Shllaku kundër”.

Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor; “Kolegji vendos sot për votat në kutinë e gabuar”. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Moisiu: KQZ, i nënshtruar prej urdhrave të politikës”, “IFC: Nga Miloti në Morinë, rruga me taksë që nga 2012”

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesore; “Gara për Tiranën, PS vë në diskutim vendimin e Kolegjit”, i cili flet për vendimin e djeshëm të Kolegjit dhe reagimet e forcave respektive. Disa tituj të tjerë janë; “Kontrimen: Kush s’e pëlqen rezultatin, mos kërcënojë me demonstrata”, “Kastriot Islami: E majta e përçarë mund të humbasë edhe në 2013”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

a.k/NOA

KOMENTE