Tiranë, 27 maj 2011, NOA- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë, ku si pasojë e tij është shënuar një viktimë.
Këtë herë nuk bëhet fjalë për aksident me makinë, por ka qenë treni i cili ka përplasur një kalimtare në kryeqytet, teksa ajo po kapërcente shinat.
Nga të dhënat paraprake flitet se viktima nuk e ka pasur mendjen në kohën e afrimit të trenit dhe si rrjedhojë nuk ka mundur të evitojë as përplasjen.
Uniformat blu mbërritën menjëherë në vendngjarje për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarje, duke bërë edhe shoqërimin e makinistit të trenit, për të marrë edhe më tepër të dhëna rreth këtij aksidenti.
Deri më tani, viktima e seksit femër nuk është identifikuar, ndërsa nga ana e policisë po vijon puna për identifikimin e kufomës.
a.y/NOA