Nga Aleksander Arvizu
Mendoj se të gjithë u inkurajuam dje nga arrestimi në Serbi i Ratko Mladiç. Kurdo që një i dyshuar për krime lufte arrestohet, është diçka që mirëpritet nga njerëzit kudo, por duke marrë parasysh faktin që këto krime lufte për të cilat akuzohet janë në një vend jo larg prej këtej, ky arrestim merr një kuptim të shtuar. Pra ky është një zhvillim shumë
pozitiv.
Për sa i përket vendimit të Kolegji Zgjedhor për pushimin e akt-padinë e PS-së për KZAZ-në e njësisë 5, duhet thënë se procesi zgjedhor ka hyrë në atë që quhet faza e kontestimit ligjor. Dhe mesa kuptoj vendimet më kritike janë ato të ashtuquajtura vendime normative. Dhe kjo është planifikuar të shqyrtohet sot nga Kolegji Zgjedhor dhe mund do të zgjasë disa ditë. Kjo nevojitet të vendoset tek faza ligjore, ashtu si, mendoj, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian dhe të tjerë e kanë bërë të qartë, dhe ne e themi këtë si miq të Shqipërisë. Ka dy gjëra themelore që nevojiten të theksohen. Njëra është se është shumë e rëndësishme që gjykatësit e Kolegjit Zgjedhor të mund të marrin vendime mbi këto çështje bazuar në vetë ato, pa asnjë lloj ndërhyrjeje apo ndikimi nga asnjë palë. Dhe pika e dytë është që sapo kjo të bëhet dhe vendimi të jepet, është shumë e rëndësishme që të gjitha palët të pranojnë përfundimin sepse kjo është pjesë e procesit ligjor demokratik.
Mendoj se pozicioni ynë është shumë i qartë lidhur me qëndrimin e socialistëve, kjo është diçka që ne në Shtetet e Bashkuara po e shohim me shumë interes.