English

Samiti i Varshavës takohen Presidentët Topi- Jahjaga

Varshavë, 27 maj 2011, NOA- Varshava dhe prania për të marrë pjesë në Takimin e 17-të të Presidentëve të Shteteve të Europës Qendrore, ka bërë që të zhvillojnë takimin e parë Presidenti Shqiptar Bamir Topi, me atë të Kosoëvs Atifete Jahjaga.

Fillimisht kreu i shteti shqiptar e uroi Presidenten Jahjaga për zgjedhjen e saj në krye të shtetit të Kosovës.

Ai i uroi Presidentes Jahjaga suksese në përballimin e të gjitha sfidave që ka Republika e Kosovës drejt rrugës së integrimit të plotë euroatlantik, si dhe duke shprehur mbështetjen e plotë të shtetit shqiptar në të gjitha proceset e saj të zhvillimit.

Ndër të tjera ai shprehu bindjen se marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy shteteve do të zhvillohen e intensifikohen më tej në të gjitha drejtimet, në të mirë të kombit tonë dhe paqes e stabilitetit afatgjatë në rajon.

Nga ana e saj, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, theksoi se marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Kosovës do të vazhdojnë të forcohen e konsolidohen më tej, në interes të dy vendeve fqinje e mike.

Ajo e falenderoi Presidentin Topi, për përpjekjet e tij të vazhdueshme institucionale, por dhe personale, për shtimin e njohjeve të shtetit të ri të Kosovës nga vende të tjera të botës.

Një tjetër çështje ku u ndalën gjatë takimit ishte edhe bisedimet për zgjidhjen e çështjeve teknike mes Kosovës dhe Serbisë.

Edhe në këtë pikë Presidentja Jahjaga shprehu mirënjohjen për kontributin e shtetit shqiptar edhe në këtë drejtim, duke nënvizuar se, “Së bashku, përmes bashkëpunimit reciprok, do të vijojmë të punojmë për të përmbushur detyrimet për integrimin në Bashkimin Europian”.

Në përfundim kreu i shtetit e ftoi Presidenten e Kosovës për vizitë në Shqipëri.

a.y/NOA

KOMENTE