English

Shtyhet seanca e Kolegjit Zgjedhor

Tiranë, 27 maj, NOA, Update – Kolegji Zgjedhor ka shtyrë vendimin për zgjedhjet në Tiranë pas ndryshimit të ankimimve të Partisë Socialiste. Partia Socialiste ka hequr dorë nga ankesa e saj e datës 18 maj, në lidhje me rrëzimin e vendimit të KQZ-së për numërimin e fletëve të votimit, duke kërkuar shqyrtimin e ankesës së datës 23 maj, kur doli dhe vendimi i KQZ dhe rezultati.

Kërkesa e PS në datën 18 maj synonte rrëzimin e vendimit të KQZ-së për numërimin e fletëve të votimit. Por përfaqësues të KQZ-së thanë në Kolegjin Zgjedhor se në datën 18 maj nuk ka ekzistuar një vendim i plotë i KQZ-së për këtë çështje, por ka qenë i miratuar vetëm në parim. Për këtë qëllim PS-ja është tërhequr nga kjo ankesë dhe ka kërkuar që të shqyrtohet animimi i datës 23 maj, në të cilën kërkohet mos marrjen parasysh të rezultatit të KQZ-së të nxjerrë nga numërimi i votave të pavlefshme.

Nga ana e trupës së Kolegjit Zgjedhor ende nuk është dhënë një njoftim se kur do të mblidhet sërish ky trup gjykues.

a.k/NOA

KOMENTE